DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë
Policia dhe grupi hetimor kanë bërë të ditura detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 27 janar, në lagjen Kodër Shijak, ku një shtetas mbeti i plagosur me armë zjarri. Sipas burimeve nga grupi hetimor, incidenti ka nisur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që lidhet me një femër. I plagosuri, shtetasi D. Ç., 45 vjeç, është dhunuar fillimisht fizikisht nga dy kushërinj, D. F., 35 vjeç, dhe I. F., 38 vjeç, para se të qëllohej me armë. Hetimet paraprake bëjnë të ditur se konflikti ka nisur pasi D. Ç. dyshohet se kishte ngacmuar një vajzë, e cila ishte në një lidhje me shtetasin D. F. Ngjarja u agravua, pasi vajza po merrte mesazhe të përsëritura nga D....
Burimi:
javanews.al