Dëmtohet sërish rruga në aksin Librazhd-Pogradec, kufizohet qarkullimi me një korsi
Dëmtohet një tjetër aks rrugor në vend, duke rrezikuar qarkullimin e mjeteve. Një situatë shqetësuese është konstatuar në aksin rrugor Librazhd-Pogradec, në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”, ku çarjet e vjetra dhe ato të reja të shfaqura në trupin e rrugës janë thelluar ndjeshëm, duke rritur rrezikun për përdoruesit e këtij segmenti të rëndësishëm kombëtar. Aktualisht do aplikohet qarkullimi i mjeteve me një korsi dhe kalim të alternuar. Sipas njoftimit zyrtar, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë menjëherë me masa paraprake emergjente për të parandaluar aksidente të mundshme dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit. Burime zyrtare bëjnë me dije se në fazën e dytë të ndërhyrjes do të realizohet një korsi provizore në të majtë të trupit të rrugës, me qëllim rikthimin e...
Burimi:
vizionplus.tv