Çifti i moshuar plagosin me thikë të miturin në Sarandë, arrestohen nga policia, procedohet djali i tyre

Çifti i moshuar plagosin me thikë të miturin në Sarandë, arrestohen nga policia, procedohet djali i tyre

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një çift i moshuar kanë plagosur me thikë një të mitur. Sipas policisë, bashkëshortët L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, banues në Sarandë, janë arrestuar nga policia, pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar të miturin me mjet prerës (thikë), në pjesën e dorës. Po ashtu ka nisur procedimi për djalin e tyre 39-vjeçar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues në Sarandë, pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në pjesën e dorës, një shtetas të mitur, si dhe nuk janë bindur urdhrit të punonjësve të...