Call-Centerat mashtrues në Tiranë, arrestohet një shtetas italian në portin e Durrësit (EMRI)

Call-Centerat mashtrues në Tiranë, arrestohet një shtetas italian në portin e Durrësit (EMRI)

Një shtetas Italian është vënë në prangat e Policisë, lidhur me skemat e mashtrimit me Call Centera në një nga kullat e Tiranës. Sipas burimeve mësohet se i arrestuari është shtetasi italian Cosimo Notaristefano, i cili është vënë në pranga në Portin e Durrësit, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Cosimo Notaristefano, është i ndaluari, ndërkohë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për disa persona të tjerë, si të përfshirë në aktivitet kriminal, pas aksionit të disa ditëve më parë në një prej kullave në kryeqytet. Sipas mediave italiane, në qendër të hetimeve në vendin fqinj është Alfonso Vicinanza, një oficer policie nga Salerno, i cili akuzohet për rekrutimin e të rinjve...