Bllokimi i rrugës nga masivi i dheut në dalje të Librazhdit, ja akset alternative për drejtuesit e mjeteve
Aksi i rrugës kombëtare që lidh Tiranën me zonën Juglindore të vendit dhe anasjelltas vijon të jetë i bllokuar që prej orës 11:00 të ditës së diel, në vendin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës” në dalje të qytetit të Librazhdit. Sipas të dhënave zyrtare, bllokimi i qarkullimit vazhdon ende, duke pamundësuar kalimin normal të mjeteve në këtë segment rrugor. Nga ora 12:00 e në vijim, shërbimet përkatëse te policisë rrugore janë vendosur në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës, si dhe për orientimin e drejtuesve të automjeteve drejt akseve alternative. Konkretisht, drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Tiranës dhe rretheve të tjera po orientohen të përdorin itinerarin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh-Elbasan . Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve...
Burimi:
vizionplus.tv