Banesa përfshihet nga zjarri, humb jetën 72-vjeçari në Tiranë

Banesa përfshihet nga zjarri, humb jetën 72-vjeçari në Tiranë

Një 72-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë, pasi banesa e tij u përfshi nga zjarri. Policia bën me dije se zjarri ka përfshirë katin e parë të një banese, duke shkaktuar vdekjen e Th.LL. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.