Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Po zhvillohet sot seanca gjyqësore për bandën e Laert Haxhiut, ku po dëgjohen dëshmitarët e SPAK-ut. Dëshmitari Spiro Kore u pyet për vrasjen e Çajup Selimit, ngjarje e ndodhur më 1 qershor të vitit 2021. Ai ka pranuar se e njihte Çajup Selimin, ndërsa pyetjes se si u vu në dijeni të ngjarjes iu përgjigj duke thënë: “Frekuentoj rregullisht një qendër sportive. Ishte data 1 qershor 2021 rreth orës 19.30. Pasi mbarova seancën stërvitore u nisa në shtëpi bashkë me mikun tim. Pasi ecëm 50 m në krahun tjetër të rrugës, në cep të një pallati ishte ulur një person me kapele.Nuk komunikuam, nuk shfaqem interes. Jam pyetur të nesërmen nga policia dhe kam marrë vesh ngjarjen”. Kore tha se e dinte që i ndjeri...