Babai i Ervis Martinaj për herë të parë në GJKKO, Mustafa Martinaj: Djali është vrarë në Durrës
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua një seanca gjyqësore për konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt. Për herë të parë në gjykatë është paraqitur edhe babai i Ervis Martinaj. Gazetari Ervin Leka tha se babai Ervis Martinajt ka kërkuar që SPAK të hetojë ngjarjen. Gjithashtu në dalje të seancës, ai është shprehur se djali i tij është vrarë në Durrës. Mustafa Martinaj ishte në cilësinë e dëshmitarit i kërkuar nga vetë SPAK. Seanca dështoi për shkak të mungesës së Prokurorëve Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra. Në dalje të seancës, jashtë kamerave Mustafa Martianj tha: “Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës. Jam babai pra dhe e di. Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime...
Burimi:
ntv.al