Arrestohet hajduti i mitur, 14 vjeçari realizoi 150 vjedhje, në pranga edhe dy persona të tjerë

Arrestohet hajduti i mitur, 14 vjeçari realizoi 150 vjedhje, në pranga edhe dy persona të tjerë

Vetëm 14 vjeç, por një hajdut serial që ishte kthyer në tmerrin e banorëve të Tiranës, kryesisht të njësisë bashkiake nr 8 dhe jo vetëm. Komisariati nr 4 në kryeqytet ka arrestuar të miturin, autor i dyshuar i më shumë se 150 vjedhjeve, të paktën të dokumentuara gjatë 2 viteve të fundit. Këto janë pamjet që tregojnë 14-vjeçarin i cili futet në biznese të ndryshme dhe arrin që të marrë shuma parash apo sende të tjera. I mituri fillimisht pikaste bizneset dhe gjatë orëve të vona të natës futej dhe merrte shumat e parave. Jo vetëm kaq, por i mituri ishte autor dhe i vjedhjeve të motorave apo motomjeteve të ndryshme. Në pranga e policisë kanë përfunduar dhe dy persona të tjerë, Agron Doçi vjeç...