Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!
Apeli i Posaçëm i jep formë të prerë vendimit për konfiskimin e një apartamenti të ish-kryetarit të Kushtetueses, Bashkim Dedja. Apartamenti është me sipërfaqe 60 m2. Dedja në shtator të 2024 kërkoi pafajësinë e tij në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shfuqizimin e dënimit të dhënë nga dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. Në shkallën e tretë Dedja kërkoi rrëzimin e vendimit të Apelit të Posaçëm të shkurtit 2024, që e dënoi me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 1 vit shërbim prove. Dedja u vu nën akuzë nga SPAK pasi u shkarkua nga procesi i vetingut. Sipas SPAK, ai nuk kishte deklaruar një apartament në Durrës. Në vijimësi ish-kreu i Kushtetueses ka mbajtur qëndrim mohues...
Burimi:
javanews.al