Apeli: Burg për grupin “Rraja”! Tetë anëtarët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Apeli: Burg për grupin “Rraja”! Tetë anëtarët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Apeli i Posaçëm ka fundosur grupin kriminal të Rrajave, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës. Togat e zeza kanë lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 8 anëtarët e organizatës, në mesin e tyre dhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi Rraja së bashku me 2 grupe të tjera, kanë trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së. Në dosjen voluminoze të prokurorisë janë dokumentuar të paktën tre episode trafiku nga vitet 2020-2021 që arrijnë deri në 2.4 ton kanabis dhe kokainë. Rasti i parë në dosje i referohet më datë 3...