Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie
GJKKO ka dhënë vendimin për tre të pandehurit, Adriatik Logli, Kristi Dautaj dhe Xhuliano Aliu, të cilët u arrestuan në mars të vitit 2022 në kuadër të një operacioni të SPAK, ku u goditën 5 grupe kriminale. Adriatik Logli, ish-efektiv policie në Gjirokastër u shpall i pafajshëm nga gjykata për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Kristi Dautaj u shpall fajtor për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe u dënua më 10 vite burgim si dhe dy vite burgim për veprën penale grup i strukturuar kriminal. Në përfundim, gjykata vendosi për Kristi Dautaj dënimin përfundimtar me 10 vite burg. Gjykata e Posaçme dënoi me 5 vite burg shtetasin Xhuliano Aliu për prodhim dhe shitje narkotikësh në...
Burimi:
javanews.al