Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm
Avokatët e italianit Michele D’Angelo, profesorit në Universitetin e Aquilas, i akuzuar si shkaktar i një aksidenti rrugor në Fier, ku humbi jetën një 15-vjeçar e u plagosën 3 persona të tjerë, pretenduan publikisht pafajësi të klientit të tyre. Profesori drejtonte një mjet “Lancia” në aksin e vjetër Fier-Levan, mbrëmjen e 8 gushtit 2025, kur u përplas me autometin “Mercedes” të të lënduarve që vinte përballë tij, ndërsa manovroi majtas për të hyrë tek një restorant. Në një dalje për median, duke publikuar pamjet e momentit të aksidentit, avokatët thanë se, ndryshe nga sa pretendon prokuroria e Fierit, profesori D’Angelo ka manovruar në një vend ku vija ndarëse e rrugës ishte e ndërprerë, sinjalistikë që lejon kthimin dhe se përplasja ka ndodhur për shkak të...
Burimi:
javanews.al