Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Aksidente njëri pas tjetrit në Durrës, plagoset 13-vjeçarja
Një aksident ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 13-vjeçare është përplasur nga një makinë, shoferi i të cilës është larguar nga vendngjarja. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së djeshme, më 20 dhjetor, në rrugën “Mbreti Pirro”, ku e mitura u përplas nga një automjet ende i paidentifikuar, i cili më pas u largua nga vendngjarja. Sipas policisë, e mitura u dërgua në spital për mjekim dhe më pas u largua në banesën e saj. Autoritetet po punojnë për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij. Ndërkohë po ditën e djeshme, në të njëjtin qark ndodhi një tjetër aksident, pas të cilit u zbulua një automjet i vjedhur. Oficerët e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin me...