Aksident në Kavajë/ Shoferi humb kontrollin dhe përplaset me 4 automjete të parkuara, plagoset 24-vjeçari
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Josif Budo”, Kavajë. Shoferi 24-vjeçar ka humbur kontrollin për pasojë ka goditur 4 automjete të parkuara. Sipas njoftimit zyrtar, plagoset lehtë 24-vjeçari, i cili është dërguar në spital për kontroll mjekësor. “Rreth orës 19:30, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin në rrugën “Josif Budo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara. Si pasojë është dëmtuar lehtë 24-vjeçari, i cili është dërguar në spital për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv