Aksident në Fier/ Benz-i përfundon në kanal, plagoset një grua

Aksident në Fier/ Benz-i përfundon në kanal, plagoset një grua

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme më 22 dhjetor në kthesën e Vajkanit. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka mbetur e plagosur pasagjerja e njërës prej makinave, e cila është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip Benz dhe një Fiat Panda. Nga përplasja, automjeti tip Benz ka përfunduar në kanal, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime materiale, raporton për Klan News gazetarja Anila Sefa. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.