Aksident në Durrës, lëndohen 3 persona
Një aksident automobilistik është shënuar mesditën e kësaj të diele në Durrës. Automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N. Nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N. Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve. Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv