Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në zonën pranë fshatit Stjar, përballë Mavropullit. Një automjet tip Toyota ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal anësor. Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej në automjet kanë mbetur të lënduar. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe i ka transportuar të dëmtuarit në urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve mjekësore, ata kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit....
Burimi:
shkodraweb.com