Aksident me 3 mjete në aksin Korçë–Maliq, disa të lënduar
Një aksident me tre mjete është regjistruar në aksin Korçë–Maliq, në kryqëzimin e fshatit Lumalas. Sipas informacioneve paraprake, një mjet që lëvizte nga Korça drejt Maliqit ishte ndaluar në krahun e djathtë të rrugës për të kaluar në anën tjetër, me sinjalin e hapur. Në ato momente, një mjet i tretë që vinte në të njëjtin drejtim ka goditur automjetin përpara tij dhe më pas edhe mjetin tip “Benz” të ndaluar. Si pasojë e përplasjes, një nga drejtuesit e mjeteve ka mbetur i plagosur, ndërsa tre anëtarë të një familjeje, mes tyre edhe një i mitur, janë transportuar në spitalin e Korçë për kontroll mjekësor. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të tretë, i cili dyshohet se është shkaktari i aksidentit. Ndërkohë, aksi Korçë–Maliq, veçanërisht...
Burimi:
vizionplus.tv