5 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë
Një 35-vjeçare banuese në Rrogozhinë, është vënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë pranë Lezhës, teksa transportonte 5 emigrantë të cilët i kishte marr në Vorë. Nga hetimet dyshohet se e reja me inicialet E. Ç., u kishte marrë emigrantëve nga 2500 euro secilit, me premtimin se do të mundësonte kalimin e tyre ilegal drejt Italisë. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një automjet tip BMË, që përdorej për transportimin e tyre. Sipas strukturave të Policia e Shtetit, operacioni i koduar “Relay” u finalizua nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve në bashkëpunim me DVP Lezhë, pas marrjes së informacioneve për aktivitetin e paligjshëm. Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi:
opinion.al