“200 mijë euro për kokën e Sokol Sanxhaktarit”, Henrik Hoxhaj: Nuredin Dumani nuk më tregoi kush ishte investitori
Henrik Hoxhaj ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO. Ai ka treguar para trupës gjykuese se ka marrë një ofertë për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, por ka pohuar se nuk ka qenë i interesuar dhe nuk ka marrë pjesë në planifikimin e atentatit. Në dëshminë e tij, Hoxhaj tha se Nuredin Dumani i kishte ofruar 200 mijë euro për të ekzekutuar Sanxhaktarin, duke e përshkruar si një “punë tjetër” që nuk u finalizua. Hoxhaj tha se nuk e di kush ishte i interesuar për të vrarë Sokol Sanxhaktarin. Pjesë nga dëshmia e siguruar nga gazetarja e ‘Vizion Plus’, Blerina Cene: Henrik Hoxhaj: Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte...
Burimi:
vizionplus.tv