13 vite nga vrasja e 17-vjeçarit në shkollë në Durrës, familja pret drejtësi
Ngjarja tragjike e vrasjes së një 17-vjeçari brenda ambienteve të një shkolle të mesme profesionale në Durrës, në dhjetor 2013, vijon t’i mbajë plagët të hapura për familjen e viktimës. Çështja vijon të endet nëpër gjykata. Nuk është fjala vetëm për çështjen penale, por dhe atë civile që u hap nga familja e viktimës. Edhe pse Gjykata Administrative e shkallës së parë Durrës vendosi më 27 janar 2021 detyrimin e shkollës për dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror, vendimi mësohet se është ankimuar nga Avokatura e Shtetit dhe deri tani nuk ka një datë të caktuar për nisjen e shqyrtimit në Apel. Kjo vonesë e gjykimit mban familjen në pasiguri dhe i zgjat dhimbjen për mënyrën se si po trajtohet rasti. Vendimi i Gjykatës Administrative të...
Burimi:
ntv.al