No Image Available

Kroacia sfidon Gjykatën e Hagës: Kosova ishte viktimë e krimeve të Millosheviçit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në një reagim të publikuar në llogarinë zyrtare në rrjetin social X, ministria kroate thekson se nuk dëshiron të paragjykojë përfundimin e procesit gjyqësor, duke qenë se bëhet fjalë për një vendim të shkallës së parë. Sipas MPJ-së së Kroacisë, vendimi i gjykatës nuk ndryshon, në vlerësimin e saj, kontekstin historik të luftës në Kosovë dhe faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. Ministria kroate ka bërë gjithashtu dallimin mes përgjegjësisë individuale penale dhe vlerësimit të ngjarjeve...