Kriza politike në Kosovë, reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit!

Kriza politike në Kosovë, reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për ditën e nesërme. I pyetur nëse Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për kryetar të Kuvendit, Kurti u përgjigj shkurt: “Nesër e kanë thirrur seancën e Kuvendit, do të jemi aty.” Kurti tha se ndërkohë do të vijojnë takimet dhe negociatat me partitë e tjera politike, me synimin për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit dhe për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja. “Vazhdojmë me takime e bisedime në mënyrë që ta zgjedhim Presidentin dhe të mos kemi nevojë t’i përsërisim zgjedhjet, që janë të paarsyeshme e të kushtueshme”, deklaroi Kurti. I pyetur nëse do...