Kriza politike në Kosovë, PDK dhe Aleanca vijojnë përplasjen me Vetëvendosjen, Kuvendi mbetet i bllokuar!

Kriza politike në Kosovë, PDK dhe Aleanca vijojnë përplasjen me Vetëvendosjen, Kuvendi mbetet i bllokuar!

PDK dhe Aleanca kanë hyrë në muajin e dytë të kundërshtimit formal ndaj Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, duke u paraqitur fizikisht në Kuvendin e Kosovës. Disa deputetë të dy partive edhe këtë të premte hynë në sallën plenare për rreth 10 minuta, ku mbajtën fjalime me akuza ndaj mazhorancës. Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, akuzoi Vetëvendosjen se synon të zhbëjë rendin kushtetues të Kosovës. Sipas tij, mosrespektimi i Kushtetutës është shenjë e një pushteti autoritar. “Mosrespektimi i Kushtetutës në këtë Kuvend është simptoma e këtij pushteti anarkik. Kjo duket si një formë dhe si një afat. Ju që na shikoni duhet ta dini se ky pushtet autoritar një ditë vjen dhe troket në derën e secilit prej jush, duke shkelur të drejtat themelore, mbyllur bizneset,...