Kriza politike në Kosovë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut, Kuvendi mblidhet sot për nënkryetarët!
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet për seancën konstituive të Legjislaturës së 11-të. Deputetët do të mblidhen në orën 11:00, ndërsa pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Në seancën e mbajtur të mërkurën, Kuvendi zgjodhi Albulena Haxhiun kryetare të re të Kuvendit të Kosovës. Haxhiu mori votën e 62 deputetëve. Seanca konstituive ishte shtyrë pas deklaratës së deputetit serb, Igor Simiç, i cili gjatë fjalimit në Kuvend deklaroi se propozimi bëhej “në emër të popullit serb”. Shtyrjen e seancës e njoftoi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Burimi:
javanews.al