Kriza politike në Kosovë/ Kurti pas takimit me kreun e KE, Ursula von der Leyen: Sot nisim komunikimet me opozitën për Presidentin e ri

Kriza politike në Kosovë/ Kurti pas takimit me kreun e KE, Ursula von der Leyen: Sot nisim komunikimet me opozitën për Presidentin e ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të nisin komunikimet për takime me krerët e opozitës, në përpjekje për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kurti tha se komunikimet me opozitën do të fillojnë menjëherë pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Këtë deklaratë ai e bëri për KosovaPress, pas homazheve për ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ejup Statovci, me rastin e 29 vjetorit të protestave. “Posa të përfundojmë me takimin që kemi sot me presidenten e Komisionit Evropian, zonjën Ursula von der Leyen, menjëherë do të fillojmë komunikimet për takime me krerët e opozitës, në mënyrë që të mos jemi pa Kuvend më 7 tetor, por më së largu deri...