Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!
Pandeli Majko ka reaguar për situatën politike në Kosovë dhe ngërçin rreth zgjedhjes së presidentit të ri. Ish-deputeti socialist paralajmëron se kriza po konsumon edhe mekanizmin e fundit të zgjidhjes, që sipas tij janë zgjedhjet e parakohshme. Majko shkon më tej, duke thënë se Kosova rrezikon seriozisht të hyjë në “paradhomën e shteteve të dështuara”. Reagimi i plotë: Zgjedhja e presidentit të republikës, në Prishtinë, po kthehet në një ‘lodër’ vetvrasëse!Situata e krijuar në politikën e Kosovës po ‘vret’ mekanizmin e fundit për gjetjen e zgjidhjes së krizës! Ky mekanizëm është i lidhur me zgjedhjet e parakohshme! Votuesit kanë ‘ngrirë’ rezultatet dhe krizën e mosmarrëveshjes! Në kutinë e votimit, Kosova po mbetet jetime! Kosova rrezikon, seriozisht, të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara! Shpresa...
Burimi:
javanews.al