Kriza e publikut në kinema, sfida e filmit autor për të mbijetuar në ekranin e madh

Kriza e publikut në kinema, sfida e filmit autor për të mbijetuar në ekranin e madh

Ekziston një ironi e vogël kinematografike në atë që ndodhi këtë të diel në Millennium, në Tiranë. Martin McDonagh, regjisori që dikur na solli “Seven Psychopaths” (Shtatë psikopatët), shfaqet sërish në ekran me “Wild Horse Nine”. Në sallë janë shtatë spektatorë. Nëse McDonagh do të ishte ulur në atë sallë, ndoshta do të kishte gjetur aty material për një skenë të re të humorit të tij të zi. Por kjo nuk është një skenë filmi. Është një e diel e zakonshme në një kinema të Tiranës. Pyetja që lind nuk është pse publiku nuk shkon ta shoh këtë film. Ndoshta kishin plane të tjera, ndoshta nuk e dinin se po shfaqej, ndoshta zgjodhën një komedi. Pyetja më interesante është se çfarë ndodh me filmat që...