Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

Përfaqësuesit evropianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë në Evropë, me synimin për të ulur rrezikun e një përshkallëzimi të konfliktit me Rusinë dhe për të garantuar stabilitetin e kontinentit pas përfundimit të luftës në Ukrainë. Dakordësia u arrit gjatë takimeve përgatitore të zhvilluara në Abu Dhabi, në ditën e parë të bisedimeve të reja për paqen në Ukrainë. Sipas deklaratave të publikuara nga i dërguari amerikan Steve Witkoff dhe Këshilli Evropian, palët e konsiderojnë thelbësore trajtimin e shqetësimeve të sigurisë pas luftës dhe krijimin e një kuadri të përbashkët që garanton sigurinë afatgjatë të Ukrainës. “Objektivi i përbashkët është të zhvillohet një kuadër sigurie praktik dhe që përforcon reciprokisht sigurinë afatgjatë të Ukrainës dhe ndërton besimin e...