“Krisje” mes Trump dhe Netanyahut, SHBA lejojnë sanksionet ndaj kolonive izraelite
Administrata e Donald Trump nuk ka kundërshtuar nismën e udhëhequr nga Britania e Madhe për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar. Lajmi raportohet nga Axios, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe diplomatë perëndimorë. Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të mos penguar nismën britanike, e cila është mbështetur edhe nga 11 vende të tjera perëndimore, shihet si një shenjë e pakënaqësisë së presidentit amerikan Donald Trump ndaj politikës së qeverisë së Benjamin Netanyahu-t në Bregun Perëndimor. Sanksionet e shpallura nga Britania e Madhe synojnë individë dhe subjekte të përfshira në ndërtimin e vendbanimeve izraelite në territorin e pushtuar. Masat shoqërohen edhe me kufizime ndaj importit të mallrave që vijnë nga këto vendbanime. Vendimi britanik erdhi pas hapit të qeverisë...
Burimi:
kohajone.com