Krimi në Gjilan / Autori është biznesmen i njohur, dyshohet se nuk pranoi ndarjen
Detaje të reja janë bërë publike për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku humbën jetën Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci. Autori i ngjarjes së rëndë është Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafijes, i cili pas krimit është vetëdorëzuar në polici. Bëhet me dije se Ramushi është biznesmen dhe ushtron aktivitetin e tij në zonën e Gjilanit. Ai është pronar i një kompanie, si dhe i një lagjeje banimi në Makresh. Viktima Egzon Bogujevci u gjet i vrarë brenda një automjeti, ndërsa dyshohet se me të njëjtën armë është qëlluar edhe motra e tij, Nafije Bogujevci, e cila u dërgua në Emergjencën e Gjilanit pa shenja jete. Vrasja e dyfishtë ka shkaktuar tronditje në zonë. Policia dhe autoritetet...
Burimi:
javanews.al