Krimi në familje/ Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend
Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj. Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci tha se hapi i parë do të jetë formimi i një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar zinxhirin e përgjegjësi dhe dëshminë në mbrojtjen e Arlinda Zekajt. Arlinda Zekaj u vra sot nga kunati i saj vetëm dy orë pasi ajo kishte denoncuar në polici për dhunë në familje. Ndërkohë tre ditë më parë i ishte drejtuar me një letër Prokurorisë së Pejës ku shprehte pakënaqësinë ndaj zyrtarëve që po trajtonin rastin e saj.
Burimi:
javanews.al