Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit
Pedagogët kanë nisur të grumbullohen këtë të enjte përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, për të shprehur mbështetjen ndaj studentëve që janë ngritur në protesta kundër qeverisë Rama. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka deklaruar se pedagogët do të qëndrojnë në krah të studentëve, ndërsa ka dënuar përdorimin e dhunës nga policia ndaj tyre. “Do të jemi në ndihmë të studentëve të protestës së tyre. Kemi thënë se jemi kundër dhunës së policisë ndaj studentëve dhe dhuna nuk ofron zgjidhje”, u shpreh ai. Kovaçi u ka bërë thirrje pedagogëve dhe qytetarëve që kanë mundësi t’i bashkohen protestës së studentëve pranë Parlamentit, për të mbështetur kërkesat e tyre. Gjithashtu, ai ka njoftuar se pedagogët do të mblidhen sërish të premten, në orën...
Burimi:
gijotina.com