Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha: Folëm për zhvillimet politike dhe drejtësinë

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha: Folëm për zhvillimet politike dhe drejtësinë

Në ditën e tij të fundit të vizitës në SHBA, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar takime. Vetë kryedemokrati bëri të ditur detaje nga takimi me  kongresmenin republikan Lance Gooden, anëtar i komitetit për drejtësinë dhe komitetin e sigurisë në kongresin amerikan. Berisha u shpreh se biseda u fokusua te zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat e vendit dhe forcimi i marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara. Në fokus ishte edhe lufta kundër trafikut dhe karteleve të drogës. Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara kryetari i Partisë Demokratike mori pjesë në konventën e  Republikanëve dhe u takua me shqiptarët e diasporës.