Kreu i një grupi kriminal, identifikohet shqiptari që u arratis në mënyrë spektakolare me ndihmën e shokëve
Gentian Çipi, lindur në Korçë dhe banues në Dishnicë të Korçës, është i burgosuri i arratisur mbrëmjen e djeshme në mënyrë spektakolare nga spitali i Serres në Greqi. 41-vjeçari nga Korça rezulton person me precedentë të rëndë penalë në Shqipëri dhe në Greqi. Konkretisht, ai rezulton i dënuar në Shqipëri, në korrik 2024, me 2 vjet burgim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese. Fillimisht, ai ishte hetuar nën masën “Arrest në burg”, por më pas gjykata e kishte zbutur masën në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”. Ai është akuzuar për djegien e një automjeti më 24.04.2023, në lagjen 13, në rrugën “Loni Grazhdani”, në Korçë. Më herët, në janar 2023, në kuadër...
Burimi:
gijotina.com