Kreu i AMP, Klevis Qose pret ambasadorin e OSBE-së: Gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin tonë

Kreu i AMP, Klevis Qose pret ambasadorin e OSBE-së: Gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin tonë

Klevis Qose dhe Michel Tarran TIRANË-Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose ka pritur në takim kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran. Qose dhe Tarran diskutuan vijimin e bashkëpunimit institucional, me fokus forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e mbikëqyrjes policore. Me pamjet nga takimi, Qose shprehu vlerësimin për mbështetjen e dhënë nga Prezenca e OSBE-së gjatë kohës kur drejtonte sistemin penitenciar, si dhe për gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin edhe në detyrën e tij të re. “E falënderova për mbështetjen e dhënë gjatë kohës kur drejtoja Sistemin Penitenciar, si dhe për gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin tonë në fushën e mbikëqyrjes policore. Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe shkëmbimi i praktikave më të mira mbeten thelbësore për...