Kremlini zbardh detajet e telefonatës njëorëshe Trump-Putin: Bisedë konstruktive, Rusia nuk ka plane agresive ndaj Europës!
Ndërsa vendet që mbështesin Kievin po shtojnë ndihmat e tyre ushtarake, Moska flet për një afrim të mundshëm me SHBA-në pas një bisede telefonike mes Putinit dhe Trumpit. Presidenti rus Putini i garantoi Trumpit se Rusia nuk ka “plane agresive” ndaj Evropës, deklaroi këshilltari i tij për politikën e jashtme, Juri Ushakov, para gazetarëve. Kjo deklaratë vjen vetëm pak javë pas sulmit hibrid ndaj aeroportit Leipzig-Halle, për të cilin qeveria gjermane fajëson Rusinë. Kremlini: Biseda Putin-Trump ishte “konstruktive” Juri Ushakov, këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin për çështjet e politikës së jashtme, tha se biseda telefonike njëorëshe mes Putinit dhe Donald Trumpit ishte “konstruktive dhe mjaft e sinqertë”. Sipas Ushakovit kreu i Kremlinit i paraqiti gjithashtu Trumpit një “analizë objektive dhe të detajuar të zhvillimeve...
Burimi:
javanews.al