Kredia për prona mbi 5 mld euro, eksperti: Sistemi bankar është i qëndrueshëm përballë ekspozimit
Sektori bankar shqiptar po përjeton një rritje të fortë të kredisë për pasuri të paluajtshme. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit maj, vlera totale e kredisë për prona kaloi shifrën e 5 miliardë eurove. Në harkun e një viti, ky portofol është rritur me 12.5%. Por sa i ekspozuar është sistemi bankar ndaj një krize të mundshme në sektorin imobiliar? “Ka shumë likuiditet akoma nëpër banka që janë të pashfrytëzuara. Plus që një pjesë e mirë e kredive bankare janë dhënë kryesisht në sektorin imobiliar, të marra kryesisht nga familjarët, që nënkupton që ata kanë një shtëpi. Në qoftë se pritshmëria është që mund të ketë një frenim të çmimeve të apartamentit ndoshta dhe një rënie në zona të caktuara, përsëri kjo nuk...
Burimi:
javanews.al