Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota
Interesi i punonjësve të administratës publike për kreditë e strehimit me 0% interes ka tejkaluar ndjeshëm numrin e kuotave të ofruara. Në përfundim të afatit të aplikimeve, janë regjistruar 2 164 aplikime për 300 kredi të reja për blerjen e banesave, rreth 7 herë më shumë se numri i përfituesve të parashikuar. Numrin më të lartë të aplikimeve e ka regjistruar Ministria e Shëndetësisë, me 782 aplikime, ndërsa në dispozicion të saj janë 70 kuota. Pas saj renditet Ministria e Punëve të Brendshme, me 448 aplikime për 70 kuota, ndërsa Ministria e Arsimit ka regjistruar 444 aplikime, po për 70 kredi. Në total, kërkesa për këtë skemë është rreth 7 herë më e lartë se numri i kredive të disponueshme, duke e bërë të kufizuar...
Burimi:
javanews.al