Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosova barazoi pa gola ndaj Izraelit në sfidën e luajtur në fushën asnjanëse në Debrecen në Hungari. Ndeshja e tretë në grup, në Ligën B. Pjesa e parë në Debrecen u mbyll në barazim të bardhë. Mungoi goli si dhe pati shumë pak raste shënimi. Rasti më i mirë për Kosovën ishte me Lumbardh Dellova, i cili provoi të gjente golin me një goditje të fuqishme nga distanca. Izraeli pati dy-tri mundësi të mira shënimi, por portieri Amir Saipi ishte gjithmonë i vëmendshëm me ndërhyrjet e tij. Në minutën e 56-të, Dor Peretz lëshon një goditje të fuqishme drejt portës, por Saipi bën sërish një tjetër pritje fantastike. Minutat e fundit të pjesës së dytë ishin shumë të mira për Dardanët, por fati nuk ishte...