Kosovë, Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar nga gjykata me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Sipas vendimit të gjykatës, Sveçlës i është caktuar dënimi prej një viti burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës së verifikimit prej një viti. Sveçla nuk ishte i pranishëm në seancë gjatë shpalljes së dënimit. Në seancën e sotme, prokurori ka deklaruar se Prokuroria qëndron prapa rrethanave rënduese dhe lehtësuese të paraqitura në fjalën përfundimtare më 28 gusht 2026. “Duke qenë se tanimë gjykata të pandehurin Xhelal Sveçla e ka shpallur fajtor për këtë vepër penale, duke pasur parasysh se neni 375 paragrafi 2 i KPRK-së parashihet për...
Burimi:
kohajone.com