KOSOVE, JUSTINA SHIROKA PULA ZGJIDHET PRESIDENTE
Merr fund kriza politike në Kosovë. Pas një periudhe ngërçi dhe negociatash mes forcave politike, Justina Shiroka-Pula është zgjedhur me 81 vota pro presidente e re e vendit, duke hapur rrugën për zhbllokimin e situatës institucionale. Zgjedhja e Shiroka-Pulës erdhi pas zhvillimeve intensive politike dhe një propozimi të ri të kryeministrit Albin Kurti, i cili hodhi emrin e akademikes si kandidate për postin e kreut të shtetit. Propozimi mori mbështetjen e nevojshme politike pasi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, bëri të ditur se PDK-ja e pranonte Shiroka-Pulën si kandidate, ndërsa kjo forcë politike paraqiti Eliza Hoxhën si kundërkandidate. Marrëveshja u arrit pas një oferte të re të Kurtit, sipas së cilës Kuvendi do të trajtonte fillimisht ndryshimet në Ligjin për Dhomat e...
Burimi:
ntv.al