Zot, ky është budallallëk/ Toby Vogel akuzon Kallas për idenë e hedhur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi
Fyerje ndaj viktimave të agresionit serb e cilësojnë vëzhguesit e procesit sugjerimin e fundit të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sipas së cilës përfshirja e të rinjve dhe ndryshimi i perceptimeve të tyre mund të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Në një seancë dëgjimore të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, shefja e diplomacisë evropiane ndaloi tek roli i brezit të ri, duke theksuar se angazhimi i të rinjve është thelbësor për çdo përpjekje drejt kapërcimit të ngërçit në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili nuk ka shënuar kurrfarë progresi pavarësisht pritjeve. Për analistin nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit, Toby Vogel, ideja se ndërtimi i besimit mes të...