Rama: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi. I vetmi faj i tij, mori armën për të mbrojtur lirinë
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë dhe ka njoftuar se do të shkojë në Hagë për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Rama shprehet se shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut, normave të procesit gjyqësor janë e vetmja normë që ka karakterizuar farsën, ku Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së, mbahen në qeli. “Jam rrugës për në Hagë, ku do të takoj komandantin e ushtrisë çlirimtare, presidentin e Republikë së Kosovës që u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare dhe për turpin e madh të gjithë atyre që e sponsorizojnë atë lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet...