No Image Available

KOSOVA ZGJEDH PRESIDENTEN/ KURTI ZBULON ANGAZHIMIN E RRADHES: FOKUSI TE APELI NE HAGE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për stabilitetin institucional të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka uruar presidenten e re dhe qytetarët e Kosovës, ndërsa ka falënderuar deputetët që morën pjesë në procesin e votimit. Në reagimin e tij, kryeministri është ndalur edhe te ndryshimet ligjore që lidhen me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Kurti ka deklaruar se institucionet e Kosovës do të punojnë për të mbështetur procesin e apelimit të ish-krerëve të UÇK-së. “Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”, ka shkruar Kurti. Ai ka përmendur gjithashtu ndryshimet në...