Kosova rrezikon zgjedhje të tjera, PDK refuzon propozimin e Kurtit: Jo president pa marrëveshje

Kosova rrezikon zgjedhje të tjera, PDK refuzon propozimin e Kurtit: Jo president pa marrëveshje

Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të tjera.  Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Bedri Hamza, i është përgjigjur propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit. Hamza ka thënë se Ligji duhet të kalojë por edhe për çështjen e presidentit duhet të ketë marrëveshje. “Sa ka seriozitet në këtë punë kur vetëm sot ka që tri-katër herë qëndrime të ndryshme. LDK-së i thotë nuk ka mundësi të ketë president politikë ndërsa vetë propozon emra politikë. Janë këta emra që nuk kanë kaluar që sa kohë. Për të cilët s’ka pasur marrëveshje. Ligji duhet të kalojë, presidenti ka mund të zgjidhet por jo president pa marrëveshje. Jo ky është presidenti merre ose lëre. Pse...