“Kosova po pret”- Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për Liri” për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, kërkohet pafajësia e luftëtarëve të UÇK-së

“Kosova po pret”- Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për Liri” për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, kërkohet pafajësia e luftëtarëve të UÇK-së

Sot në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë do të mbahet “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët më 16 shtator do të mësojnë fatin e tyre nga Gjykata e Hagës. Aktiviteti organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, e cila ka njoftuar se tubimet dhe aktivitetet mbështetëse do të vijojnë gjatë ditëve në komunat e Kosovës, por edhe në diasporë. Nga një foto e ndarë nga platforma, në shesh shihen posterët me fotot e Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, shoqëruar me mesazhin “Kosova po pret” dhe sloganin “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm.” I pranishëm do të jetë edhe Taulant Balla, i cili u bëri thirrje shqiptarëve ta mbështesin marshimin. Më 15 dhe 16 shtator pritet të...