Kosova po pret! Kush janë gjyqtarët që vendosin sot fatin e ish-krerëve të UÇK-së

Kosova po pret! Kush janë gjyqtarët që vendosin sot fatin e ish-krerëve të UÇK-së

Pas më shumë se tre vitesh proces gjyqësor, Gjykata Speciale në Hagë pritet ta shpallë sot aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Vendimin do ta shpallë Trupi Gjykues II, i përbërë nga tre gjyqtarë me të drejtë vote dhe një gjyqtar rezervë. Në krye të trupit është amerikani Charles L. Smith III, i cili ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor amerikan dhe ka shërbyer për vite si gjyqtar në shtetin e Ioëa-s. Ai ka qenë gjithashtu gjyqtar i EULEX-it në Kosovë, duke përfshirë Gjykatën Supreme të vendit, dhe në Dhomat e Specializuara të Kosovës është pikërisht ai që kryeson trupin gjykues në këtë çështje. Anëtar i trupit është edhe gjyqtari gjerman Christoph Barthe, i cili...