Kosova nuk e kaloi klasën e BE-së, Krasniqi: Progresi në reforma ka ngecur, s’ka strategji kombëtare!

Kosova nuk e kaloi klasën e BE-së, Krasniqi: Progresi në reforma ka ngecur, s’ka strategji kombëtare!

‘Kosova nuk ka shënuar përparim në reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Mungesa e një strategjie kombëtare për luftimin e korrupsionit dhe e mbikëqyrjes parlamentare ndaj ekzekutivit kanë ndikuar në ngecjen e procesit të reformave’, kështu u shpreh në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Dardan Krasniqi, njohës i zhvillimeve politike, duke komentuar gjetjet e Progresraportit për Kosovën. Ai theksoi se në pjesën më të madhe të raportit evidentohen ngecje në reforma, ndërsa në disa fusha ku pritej përparim janë shënuar vonesa. “Mungesa e një strategjie kombëtare në raport me luftimin e korrupsionit ka krijuar një ngecje, edhe mungesa e një mbikëqyrjeje parlamentare të ekzekutivit. Ka pasur mungesë të reformave dhe natyrisht këto nuk janë lajme të mira. Në pjesën më të madhe të raportit...